Kupa e Ligës në Angli: Liverpool e Chelsea avancojnë më tej, eliminohet Broja

24 Shtator 2025 | 11:20

Liverpool e Chelsea kanë avancuar më tej në Kupën e Ligës pasi morën fitore ndaj kundërshtarëve si Southampton dhe Lincoln. Eliminim i papritur për Burnley e Armando Brojës, që u mposht nga Cardiff.

Forma e mirë në kampionat dhe Champions është pasqyruar edhe në kupë, aty ku Liverpool ka avancuar në fazën tjetër të EFL. Me disa ndryshime në formacion, skuadra e Arne Slot mposhti Southamptonin, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të kuq. Goli i parë i sfidës u shënua nga Alexander Isak, blerja e bujshme e merkatos verore. Në fraksionin e dytë miqtë rikthyen ekuilibrat me Charles, por Ekitike u shfaq për t’i dhënë fitoren të kuqve, ndëshkuar më pas edhe me kartonin e kuq.

Në sfidat e tjera, sukses regjistroi Chelsea, këtë herë me përmbysje ndaj Lincoln, por edhe Fulham, Wolves e Brighton. Blutë e Londrës u ndëshkuan në minutën e 42-të aty ku Streets kaloi përpara vendasit. Në pjesën e dytë e nisën vrullshëm duke realizuar dy gola të shpejtë me George e Buonanotte, ndërsa shifrat mbetën të pandryshuara deri në përfundim të 90 minutave.

Burnley u eliminua në mënyrë të papritur nga ekipi i ligës së tretë angleze, Cardiff, që fitoi me rezultatin 1-2. Vendasit aktivizuan si titullar Armando Brojën, por ky i fundit nuk la gjurmë dhe u zëvendësua në minutën e 78-të. Colëill dhe Robinson shënuan për Cardiff dhe Flemming ngushtoi diferencën në pjesën e dytë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë, pasi sfida përfundoi 1-2. Faza e 1/16 vijon edhe këtë të mërkurë, ku në fushë zbresin ekipe si Tottenham, Arsenal e Man City.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026