“Shansi më i mirë për paqe”- Merz komenton planin e Trump për Gazën
Kancelari gjerman Friedrich Merz përshëndeti planin e paqes për Gazën, të prezantuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e cilësuar atë si “shansin më të mirë për t’i dhënë fund luftës”. Merz i bëri thirrje Hamasit të pranojë propozimin dhe të “hapë rrugën për paqe”. Ai theksoi gjithashtu se Berlini synon të luajë një “rol konkret” në zbatimin e planit.
Gjatë një takimi në kancelari me të afërmit e pengjeve gjermanë të mbajtur nga Hamasi, Merz deklaroi se “vuajtjet e pengjeve dhe familjeve të tyre duhet të marrin fund menjëherë” dhe përsëriti thirrjen për lirimin e të gjithë pengjeve.
“Ata duhet të trajtohen në mënyrë humane dhe të marrin ndihmë mjekësore”, tha ai, duke vlerësuar gjithashtu sakrificat dhe forcën emocionale të familjeve të pengjeve.
Duke iu referuar planit të Trump, Kancelari theksoi se ky propozim “përfaqëson shansin më të mirë për t’i dhënë fund luftës deri më 7 tetor 2022” dhe se mbështetja e Izraelit për planin është “një përparim i rëndësishëm”. Merz u shpreh se tani Hamasi duhet të pranojë propozimin dhe të lejojë rrugën për paqe. Ai falënderoi Presidentin Trump për “përpjekjet e tij të vazhdueshme” dhe vlerësoi angazhimin e shteteve arabe dhe vendeve të tjera myslimane për ndikimin e tyre në Hamas.
“Qeveria federale është në kontakt të ngushtë me SHBA-në, fqinjët evropianë dhe partnerët në rajon gjatë këtyre ditëve kritike,” shtoi Merz, duke konfirmuar gatishmërinë e Gjermanisë për të luajtur një rol aktiv në zbatimin e planit.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk