Të armatosur dhe të pajisur me mjete speciale, vihen në pranga 2 persona në Tropojë

1 Tetor 2025 | 10:17

Në një operacion të zhvilluar nga Policia së Tropojës, në bashkëpunim me Policinë e Kukësit, janë arrestuar dy persona të armatosur dhe të pajisur me mjete dhe pajisje speciale që imitonin ato të Policisë.

Operacioni policor i koduar “Velishti” çoi në kapjen e Arjan Prengzaj 43 vjeç, dhe Avdi Ismajlgeci 44 vjeç, banues në fshatin Lëkurtaj, Tropojë.

Shtetasit u kapën në vendin e quajtur Velisht, Njësia Administrative Bujan, gjatë kontrollit të automjetit të tyre “Mitsubishi” ku u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak.

Kontrollet vazhduan në banesat e tyre ku u sekuestruan edhe 4 radio, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, karikatorë, 4 palë dylbi, 2 thika, një xhup multifunksional dhe një silenciator. Në banesën e Avdi Ismajlgecit u gjetën edhe 2 radio si ato të Policisë.

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026