Përplasi 55-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

1 Tetor 2025 | 12:11

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 16:00, në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, është aksidentuar një 55-vjeçare, e cila ishte duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve. Si pasojë, 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas raportimeve nga policia, autori i ngjarjes është larguar nga vendngjarja pasi përplasi shtetasen Z. M.

Nga veprimet hetimore dhe mbikëqyrja e kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi i automjetit, i cili çoi në arrestimin e tij.

I arrestuari është shtetasi Xh. R., 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke fshehur edhe automjetin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026