Finalja e parakohshme në Champions League, Barcelona përballë gjigandëve francezë

1 Tetor 2025 | 15:46

Mbrëmjen e sotme vëmendja e futbollldashësve në mbarë Evropën është e përqendruar në Spanjë, ku Barcelona pret në “Camp Nou” kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain.

Ky përballje konsiderohet nga shumë si finale e parakohshme e kompeticionit, teksa dy skuadrat, të dyja me mungesa të rëndësishme, kërkojnë fitore për të marrë avantazhin në fazën e grupeve, por lajmi i keq janë mungesat.

Në të dyja kampet situata nuk është e mirë sa i përket dëmtimeve, sidomos në skuadrën e Luis Enrique, ku nuk do të luajë as fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembélé.

Të 3 sulmuesit kryesorë që udhëhoqën skuadrën drejt trofeut nuk do të aktivizohen, pasi edhe Kvaratskhelia e Doue nuk janë në dispozicion, madje as kapiteni Marquinhos.

Në kampin spanjoll, Raphinha, Fermin Lopez, Gavi e ter Stegen nuk janë në dispozicion të Hansi Flick. Ballafaqimi i fundit mes tyre daton në prill të 2024-ës, aty ku francezët e mposhtën Barcelonën, madje duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultatin total 6-4.

Favoritë në mbrëmje cilësohen katalanasit, kjo duke parë edhe mungesat e secilit ekip ndërsa në fushë do të zbresin edhe Arsenal, Dortmund, Manchester City apo Juventus.

Napoli, kampionët aktualë të Italisë, presin në “San Paolo” Sportingun e Lisbonës, ndërsa Newcastle udhëton drejt Belgjikës për të sfiduar Royale Union.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026