Rama: Ne po vrapojmë sa i takon integrimit në BE! Shumë shpejt jemi gati
Kryeministri Edi Rama është përgjigjur para gazetarëve në Kopenhagen në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE. Rama u shpreh se vendi ynë nuk po pret në lidhje me integrimin në BE por po vrapon me shpejtësi.
“Ne nuk jemi duke pritur sa i takon integrimit, ne po vrapojnë me shpejtësi. Ne do jemi gati shumë shpejt dhe varet nga peshat e rënda të diplomacisë evropiane që do të vendosin,” tha ai.
Rama më tej gjatë fjalës së tij u pyet edhe lidhur me sulmet kibernetike teksa theksoi se vendi ka një mbrojtje shumë të mirë kibernetike dhe nuk është cënuar siguria e Shqipërisë.
“Ne kemi qenë pre e sulmeve kibernetike në ta kaluarën por sot kemi mbrojtjen kibernetike me të fortë të Evropës. Ne jemi ende shënjestër e armikut dhe po i zbrapsim gjithë kohës. Nuk kanë arritur të cenojnë sigurinë tonë,” shtoi ai.
Kryeministri theksoi se samitet si ky i sotmi janë të rëndësishëm pasi sipas tij Evropa momentalisht është e dobët përballë kundërshtarëve.
“Këto samite flasin për të ardhmen e Evropës dhe sa më shumë ecim në këtë drejtim aq më mirë është sepse kundërshtarët tanë po rezultojnë të forte. Evropa si një e tërë sa i takon ekonomisë dhe popullsisë së saj tëresore duket shumë e dobët pasi tani nuk është bashkë,” tha ai.
Rama nuk ka pranuar të flasë në lidhje me luftën në Gaza teksa u shpreh se nuk është personi i duhur për këtë konflikt.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij