Prokuroria e Fierit çon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së dhe 3 policë

2 Tetor 2025 | 10:41

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq 3 zyrtarë të IMT-s dhe 3 punonjës të policisë. Sipas Prokuriorisë zyrtarët lejuan ndërtime pa leje duke shpërdoruar detyren ndërsa u evidentuan 7 raste në Bashkinë Mallakastër.

Më tej bëhet me dije se ata pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi. Në disa raste të ndërtimeve pa leje, rezultoi se strukturat përkatëse inspektuese dhe Ndihmës Specialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.

“Në përfundim të hetimeve u morën me cilësinë e të pandehurit 7 shtetas dhe përkatësisht: 1- Y. K me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2- I. B me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 3-  D.J me detyrë ish Ndihmës Specialist/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

4-  A. X, me detyrë Kyeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 5-    Sh. Xh me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

6-  K. Y me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 7- L M, për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026