Shpërthimi në një servis në Luz të Fushë-Krujës, arrestohet autori i dyshuar

2 Tetor 2025 | 11:13

Policia e Krujës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Ervin Shera, i dyshuar si autor i vendosjes së një lënde plasëse në derën e një servisi automjetesh në fshatin Luz, ngjarje e ndodhur më 28 shtator.

“Shtetasi E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, u kap dhe u arrestua si rezultat i hetimeve intensive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Sipas uniformave blu, gjatë operacionit u sekuestrua motori që dyshohet se është përdorur në ngjarje, si dhe telefoni celular i të dyshuarit.

Servisi ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Alfred Gurrës, i cili ka bërë kallëzim në polici pasi ka konstatuar dëmtimin në qepen. Burime pranë tij bëjnë me dije se Gurra ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë person.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e ngjarjes. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026