Pensionistët në Vlorë të pakënaqur me indeksimin: Nuk mbulon rritjen e çmimeve

2 Tetor 2025 | 17:34

Indeksimi i pensioneve në vend ka bërë që pensionistët të presin në radhë në dyert e postës për të tërhequr paratë. Por shumica prej tyre shprehet se rritja është qesharake dhe nuk i kalon 450 lekë në rastin më të mirë. Duke e konsideruar tallje të radhës, ata tregojnë se indeksimi nuk u mundëson asgjë shtesë në përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Ne flasim në vesh të shurdhër, ja unë vetë i dytë me gjithë gruan nuk më dalin, gruaja merr 100 mijë unë 200 mijë, nuk na dalin të paguajmë drita e ujë jo të ha e të pi. Prandaj ai i gjati mos të thotë jo ngrita pensionet, se pensionistët kanë dhënë djersën. M’u rrit 4 mijë lekë e 4 nusja 8 mijë lekë, me këto as një kg mish se marr dot”, thotë një pensionist.

“Ja ça bëhet këtu, ne vdiqëm, jam bërë ujë në djersë, ka radhë shumë, po jo kështu, t’i rregullojnë një çik. I marrim këto para duke vdekur. Aman me 4 mijë lekë ça do bëj, kemi fëmijë ça janë ato, një bukë. Pensionet janë të ulëta shumë, të gjitha pensionet, ça do hajë populli”, shprehet një tjetër.

Por ka edhe nga ata pensionistë që shprehen të kënaqur me shtesën e përfituar.

“Po të ketë rritje është mirë, sa të ketë mundësi shteti, ne e duam ashtu si është”, thotë një i moshuar

Mesatarja e pensioneve në Vlorë është 12 mijë lekë, teksa po të llogaritësh këtë shifër, sipas indeksimit, mesatarisht pensionistët e Vlorës këtë muaj kanë përfituar rreth 300 lekë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026