Dosja e ish-kryebashkiakut, bashkëshortja e Erion Veliajt paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa, bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të premte në SPAK.
Dosja e ish-kryebashkiakut Veliaj ku gjithaashtu ajo është e pandehur ka kaluar në fazën e seancës paraprake, ku do të vendoset nëse ajo do të dërgohet për gjykim ose jo.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk pranoi ankimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për lirimin nga paraburgimi.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, i dyshuar nga autoritetet për korrupsion dhe pastrim parash, dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Ndërkohë, ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pasi dyshohet për disa vepra penale.
Më 23 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektvendimin “Për propozimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”, me argumentin se “kryeqyteti nuk ka kryetarin e tij të zgjedhur për shkak të procesit penal ndaj tij”.
Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi shkarkimin e Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Më 29 shtator, avokatët e tij konfirmuan se vendimi për shkarkimin është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona