“Djali më tha: Kanë vrarë babin”, gruaja e Manecit dëshmon në gjyqin ndaj Dervishajt
Kanë vijuar edhe këtë të premte dëshmitë në procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Juljan Mecajt, të cilët akuzohen për atentatin ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoj – sot deputet i PD-së – si dhe u plagos Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.
Në gjykatë u paraqit si dëshmitare bashkëjetuesja e Arben Mërkuri, i njohur me nofkën “Maneci”, i vrarë në maj të vitit 2022.
Dëshmia në sallë:
Zonja Shyti tha para trupit gjykues:
“Unë banoj në Sukth, Durrës. Arben Mërkuri ishte bashkëjetuesi im. Nuk kam njohur asnjë nga shokët e tij. Ka ndërruar jetë në maj 2022. Kemi një dyqan në Sukth. Ka punuar edhe në bashki. Më përpara ka pasur mbiemrin Ismaili. Në vitin 2020 i ka vdekur motra në Itali.”
Ajo vijoi:
“Plaurent Dervishajn nuk e njoh. Kam 15 vite që bashkëjetoj me Arbenin. Nuk di asgjë për shokët e tij, as me kë shoqërohej. Kemi dy fëmijë nga bashkëjetesa. Mbaj mend që kishte një telefon. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë.”
Për ditën e vrasjes, dëshmitarja rrëfeu:
“Ditën kur u vra Arbeni, kemi qenë bashkë. Dikush e mori në telefon, dhe sapo zbriti shkallët, dëgjuam zhurmë armësh. Djali më tha: ‘Kanë vrarë babin’. Nuk di kush e ka bërë vrasjen. Biznesin e kemi të rregullt, me dokumenta.”
Përballja në sallë me të pandehurin Dervishaj:
Gjatë seancës, i akuzuari Plaurent Dervishaj iu drejtua dëshmitares me pyetje të drejtpërdrejta:
– “A ke marrë vesh çfarë është folur për burrin tënd? Thuhet se ka qenë vrasës me pagesë. S’ka grua që i thotë burrit: shko vrit.”
Zonja Shyti u përgjigj: “Nuk është e vërtetë.”
Dervishaj shtoi:
– “Burri yt ka dhunuar dy gazetarë. E ke parë?”
Për këtë, dëshmitarja tha: “Nuk e kam parë.”
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset