Drita del me kokën lart nga Finlanda, barazim me vlerë ndaj KuPS
Drita e ka nisur me hap të mbarë aventurën në UEFA Conference League, duke marrë një barazim me vlerë 1-1 në transfertë ndaj finlandezëve të KuPS.
Në një ndeshje ku kampionët e Kosovës patën më shumë raste shënimi, mungoi saktësia në finalizim. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë, vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e polakut Parzyszek.
Drita nuk u dorëzua dhe arriti të rikthente baraspeshën në minutën e 80’ me anë të Dabiqajt, duke e mbyllur sfidën me një rezultat pozitiv që i jep shpresë për kualifikim në ndeshjen e kthimit.
Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës nuk arriti të bëjë surprizën në Madrid, ku u përball me Rayo Vallecanon, një skuadër me përvojë në La Liga.
Spanjollët dominuan që nga fillimi dhe e mbyllën takimin 2-0, me gola të realizuar nga Lopez dhe Perez në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, trajneri Beqiri provoi disa ndryshime në formacion, por nuk mundi të ndikojë në rezultatin përfundimtar.
Shkëndija tashmë do të kërkojë të reagojë në ndeshjen e radhës ndaj irlandezëve të Shelbourne.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024