“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

4 Tetor 2025 | 10:09

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në prani të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se përballja me rrezikun e zjarreve kërkon një qasje të re, përfshirë edhe arsimin.

“Kemi një armik të ri. Është ngrohja globale,” u shpreh Rama, duke nënvizuar se për të parandaluar zjarret, është i domosdoshëm angazhimi i komunitetit, dhe veçanërisht i shkollave. Po punon Ministria e Arsimit që edhe shkolla të përfshihet në këtë proces, për të krijuar një komponent të edukimit, ku do përfshijmë edhe zjarrfikësit për informacion dhe demonstrim. Kjo do të ndodhë në shkollat e mesme.”- theksoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026