Zgjedhjet e 9 nëntorit, zbardhen prapaskenat që dështuan mbledhjen e Rregullatorit

4 Tetor 2025 | 11:41

Mbledhja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka dështuar sot për shkak të mungesës së kuorumit. Dy përfaqësuesit e opozitës, Muharrem Cakaj dhe Helga Vukaj, nuk ishin të pranishëm, duke bërë të pamundur zhvillimin e seancës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Cakaj dhe Vukaj kishin kërkuar shtyrjen e mbledhjes për në datën 6 tetor. Kërkesa është bërë përmes një emaili drejtuar administratës së KQZ-së dhe tre anëtarëve të tjerë të Komisionit Rregullator.

Në mbledhje ishin të pranishëm vetëm tre anëtarët e mazhorancës, Dritan Caka, Ilirjana Nano dhe Arens Cela. Për shkak të mungesës së opozitës, mbledhja u ndërpre zyrtarisht.

Nga ana tjetër, nesër është dita e fundit e mandatit të pesë anëtarëve aktualë të Komisionit Rregullator. Në këtë situatë, nevojitet një vendimmarrje nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për të zgjatur mandatin e këtij organi, në mënyrë që Komisioni Rregullator të mund të vijojë punën dhe të miratojë aktet e nevojshme për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit.

Të enjten Euronews Albania nëpërmjet gazetarit Ardit Hoxha bëri me dije se ka një draft që pritej të miratohej këtë shtunë në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026