Avokati Petraj: Ngjarja në sallën e gjyqit, pasojë e neglizhencës së administratës
Në një lidhje live për Euronews Albania, avokati Edmond Petraj foli për marrëdhënien e tij profesionale me gjyqtarin Astrit Kalaja dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit.
Petraj tha se kishte pasur shumë procese gjyqësore me gjyqtarin Kalaja dhe se, sipas tij, ai nuk kishte gabuar në asnjë proces gjyqësor.
Problemin kryesor lidhur me këtë rast Petraj e lidhi me administratën, ku theksoi se:
“Është administrata ajo që, në vend që të zgjidhë vetë problemet, ia delegon policisë dhe gjykatës, vetëm për të shmangur ngarkesën dhe presionin që mund të ketë gjatë rrugës. Administrata është ajo që e ka problemin kryesor,” theksoi Petraj.
Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se nëse nuk fillohet seriozisht rregullimi i problematikave që ka administrata, mund të ketë viktima të tjera, qofshin ata punonjës të institucioneve publike apo palë të përfshira në çështje gjyqësore.
Petraj e konsideroi këtë rast si të paprecedentë dhe theksoi se askush nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi askënd, pavarësisht rrethanave.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk