Rrëzohen kërkesat e opozitës për mocion dhe ngritje komisioni për fondet e IPARD

8 Tetor 2025 | 09:30

Nën drejtimin e kryetarit Niko Peleshi, Konferenca e Kryetarëve e Kuvendit të Shqipërisë u mblodh këtë të mërkurë për të diskutuar mbi tri kërkesa të rëndësishme të depozituara nga grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Në rendin e ditës ishin shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD si dhe dy kërkesa nga PS-ja për ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe reformën administrativo-territoriale.

Mazhoranca nuk pranoi mocionin e propozuar nga opozita për zhvillimin e një debati si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm lidhur me gjetjet e OLAF-it ndërsa sa i përket dy komisioneve të posaçme, atij të reformës zgjedhore dhe atij të reformës administrativo-territoriale, kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së ranë dakord që vendimi për to të merret në mbledhjen e javës së ardhshme.

Pas kësaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç ngritjes së komisionit të njohur si “komisioni Xhafa”.

“Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kjo ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën,” tha Bardhi.

Ai theksoi se mazhoranca nuk dëshiron të hapë një debat dhe e akuzoi për shmangie të diskutimit.

“Por unë e kuptoj që ju nuk doni debat,” shtoi ai.

Në lidhje me pretendimet e mazhorancës se nuk disponojnë raportet e OLAF-it, Bardhi u shpreh se ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit. Ai iu referua edhe deputetit Taulant Balla, duke thënë se ky është i zënë me çështje të tjera.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi gjithashtu se në rendin e ditës mungonin dy çështje të cilat, sipas tij, përbëjnë detyrim kushtetues dhe rregullator për Kryetaren e Kuvendit.

“E para ka të bëjë me interpelancën urgjente me Kryeministrin, e cila duhej të ishte pika e parë në rendin e ditës. Mos-përfshirja e saj përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit,” – u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se edhe pse në Konferencën e Kryetarëve nuk është arritur konsensus për dy mocione, Rregullorja parashikon që ato të sillen për votim në seancë plenare.

“Ju, z. Kryetar, në mënyrë të habitshme, vijoni të shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren. Pas marrjes së besimit të mazhorancës, do të duhej të silleshit si një Kryetare Kuvendi në shërbim të të gjithë deputetëve dhe në respekt të rregullave demokratike, por fatkeqësisht po veproni në të kundërtën,” – tha Bardhi.

Ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj iu drejtua grupit parlamentar të Partisë Socialiste duke theksuar përgjegjësinë morale lidhur me përfshirjen e figurës së Enver Hoxhës në analet e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai përmendi fjalët e Dritëro Agollit, duke kujtuar origjinën e Partisë Socialiste nga “mitra e përgjakur e Partisë së Punës”, dhe akuzoi disa anëtarë të PS-së si “hetues të komunizmit”, duke i kërkuar distancim nga kjo trashëgimi për të respektuar kujtimin e martirëve dhe besnikërinë ndaj shqiptarëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që në seancën plenare të nesërme të mbahet një minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve vijoi me shqyrtimin dhe vendimmarrjen për kërkesat e paraqitura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026