Vrasja e gjyqtarit, Prokuroria: Shkambi akuzohet për vrasje të funksionarëve publik

8 Tetor 2025 | 15:31

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë akuzën “Arrest me burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë Banush Koçaj lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Sipas Prokurorisë, sapo gjyqtari Astrit Kalaja shpalli vendimin, shtetasi Elvis Shkambi, i pranishëm në sallë, nxori nga brezi një armë zjarri dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të plagosur rëndë. Ai më pas qëlloi edhe në drejtim të dy palëve kundërshtare, ku R.K. dhe E.K. mbetën të plagosur njëri në trup dhe tjetri në dorën e djathtë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës dhe transportimit të gjyqtarit drejt Spitalit të Traumës, Astrit Kalaja ndërroi jetë gjatë rrugës. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria ka ngritur akuzat penale ndaj tre personave:

  1. Elvis Shkambi, për “Vrasje të funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armës”
  2. Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe shtytës në ngjarje
  3. Banush Koçiu, punonjës sigurie në gjykatë, për “Shpërdorim detyre”

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë tregojnë se në orën 13:42 të ditës së ngjarjes, autori ka kaluar skanerin e metalit që sinjalizoi prezencën e objekteve të dyshimta. Megjithatë, punonjësi i sigurisë,  nuk reagoi, nuk kreu kontroll fizik, dhe nuk regjistroi personat në protokoll, duke lejuar hyrjen e armës së zjarrit në ambientet e gjykatës, thuhet në Prokurorinë e Tiranës.

Gjithashtu, sipas hetimeve paraprake, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar autorin, nipin e tij, gjatë momentit të vrasjes, dhe ka qëndruar i qetë, çka ngre dyshime se ai kishte dijeni për planin kriminal. Prokuroria shton se ndaj këtij shtetasi ka pasur edhe kallëzime të mëparshme për kërcënime me jetë ndaj palëve, madje edhe deklarata publike në media ku shprehej qartë për qëllime hakmarrjeje.

Tre të dyshuarit ndodhen në paraburgim dhe Prokuroria ka kërkuar për ta masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes po vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026