Mbahet në Tiranë Forumi i NATO-s, Rutte: Rrisim shpenzimet për mbrojtjen kibernetike
Në Tiranë mbahet sot Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.
Objekt i diskutimit është “shkëmbimi i njohurive, forcimi i bashkëpunimit dhe ndërtimi i strategjive të përbashkëta që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike”.
Në një fjalë përshëndetëse për këtë Forum, kreu i NATO-s, Mark Rutte siguroi se në NATO asnjë vend nuk është i vetëm përballë kërcënimit kibernetik.
“Aleatët e NATO-s po rrisin shpenzimet e tyre në hapësirën kibernetike, në maj rritëm shpenzimet 5 për qind për mbrojtjen, kjo do të thotë që mbrojtka jonë do e bëhet më e fortë ndaj kërcënimeve kibernetike. NATO ofron rrjet unik për të reaguar ndaj këtyre sulmeve. Ky forum në Tiranë është i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën tuaj. NATO do vazhdojë të promovojë një reagim, normash. Në NATO askush nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në këtë epokë dixhitale ku gjithkush kërkon të na dëmtojë”, tha Rutte në fjalën përshëndetëse në Forum.
LEXONI GJITHASHTU:
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje