“Berisha strategji për të bllokuar seancat”, Balla: S’do ta lejojmë, votime pa debat
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit se opozita po ndjek strategjinë e Sali Berishës për të bllokuar punën e Kuvendit në çdo seancë.
Balla u shpreh se kjo gjë nuk do të lejohet të ndodhë dhe në çdo rast do marrë përgjigjen e sotme kur u miratua rendi i ditës dhe u mbyll seanca.
“Disa mercenarë nën urdhrat e Sali Berishën nuk lejonin ministrat të flasin. Jemi në një situatw që nuk është se nuk e prisnim. Ka një strategji të qartë të një personi të vetëm, Berisha këtë e ka zanat. Berisha do të monopolizojë Kuvendin, e merr 7 herë fjalën për procedurë. Sot ramë dakord për 10 orë debat për 4 çështje, 2 orë nuk hymë dot në rendin e ditës. Strategjia e Berishës për të mos na lënë të flasim do marrë këtë përgjigje. Nuk ka për t’u lejuar të përsëritet historia e vjetër 30-vjeçare, nuk miratuam ligje, miratuam rezoluta”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)