Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Iu bë një shërbim rendit kushtetues

9 Tetor 2025 | 15:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë para mediave ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Berisha u shpreh se ky vendim është një akti i rëndësishëm i cili mbron Kushtetutën e vendit.

Ai përshëndeti vendimin ndërsa theksoi se Gjykata Kushtetuese mbrojti kushtetutën nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj duke i cilësuar armiqtë të Kushtetutës dhe kushtetutshmërisë.

“Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtetutshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve të cilët mbrojtën kushtetutën nga armiqtë e tyre, nga horrat e shtetit. Unë iu paralajmërova që do të veprojnë në këtë këtë mënyrë duke anashkaluar Gjykatën Kushtetuese me pretendimin banal që Këshilli i Ministrave qenka noteri i Këshillit Bashkiak.

Me këtë vendim iu bë një shërbim rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit, por s’kanë turp se po të kishin turp s’mund të vepronin kurrë, atyre që shkelmuan Kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues. Faktikisht, siç e shihni çdo ditë ndërmerren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit. Kështu, Peleshi me urdhër të Edi Ramës po asgjëson Parlamentin.

Ju ishit aty, e patë, në një zhvillim fare normal të seancës pasi u dakordësua që pas fjalës time do të fillonin debatet dhe një pjesë e mirë e kolegëve të mi u tërhoqën nga kërkersa për procedurë mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas dhe Edi Rama t’i jepte urdhër Peleshit të tij të votonte pa diskutim aktet. U them shqiptarëve se ky Parlament po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet. Ne, në çdo seancë do të qëndrojmë në mbrojtje të rregullores dhe Kushtetutës,” u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026