FOTO/ Dhunohet punonjësi i pastrimit në Vlorë, 70-vjeçari përfundon në reaminacion

9 Tetor 2025 | 20:31

Një akt i rëndë dhune ka tronditur sot qytetin e Vlorës. Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës.

Sipas dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim.

Banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë me dije se ai ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin.

Aktualisht, Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen. Megjithatë, zona ku ndodhi sulmi është e mbuluar nga kamera sigurie, çka pritet të ndihmojë në identifikimin e autorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026