Kandidate për Bashkinë Vlorë, kush e zëvëndëson Brunilda Mersinin në Parlament

7 Tetor 2025 | 18:45

Brunilda Mersini është zyrtarizuar si kandidate për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Me kandidimin e Mersinit në zgjedhjet vendore mandati i saj si deputete do t’i kalojë Briseida Çakërrit. Çakërri do të marrë mandatin e deputetes në qarkun Vlorë duke zëvëndësuar Mersinin në Parlament.

Zgjedhjet e pjesshme vendore pritet të prodhojnë një mandat që do të zgjasë më shumë se një vit. Sot u zyrtarizuan edhe kandidatët për 4 bashkitë e tjera. Në Berat kandidat është zyrtarizuar Ervin Ceca, në Tepelenë Gramoz Sako, në Mat Altin Bojni dhe në Cërrik Florenc Doka.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së është zyrtarizuar emri i Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës, pas një propozimi të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026