Dhunuan punonjësin e pastrimit në Vlorë, arrestohen dy persona me precedent penal
Dy persona me precedentë të mëparshëm penalë janë ndaluar nga Policia e Vlorës, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në lagjen “Bashkimi”, pranë “Tregut të Çoles”.
Të dyshuarit, E. S., 37 vjeç, dhe K. N., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, dyshohet se kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas Policisë, dhuna ka ardhur për motive të dobëta, ndërsa pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe ndalimin e autorëve, përmes veprimeve të shpejta hetimore dhe këqyrjes së pamjeve filmike.
Mësohet se E. S. është i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” me armë zjarri, ndërsa K. N. ka qenë i dënuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia