Mashtrimi me transfertë bankare, në pranga i riu që mori makinën pa paguar lekët
10 Tetor 2025 |
09:38
Një 28-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, nën akuzën e mashtrimit në lidhje me një automjet.
Arrestimi i 28 vjeçarit K.K ka ardhur pasi dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim automjetin ku i është premtuar se pagesa do ti transferohej nëpërmjet llogarisë bankare.
Në njoftimin e saj policia thotë se pasi pagesa për automjetin nuk është kryer është organizuar operacioni “Transferta” ku është ndaluar shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Hyundai Tucson” të 37-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lajme të Sugjeruara
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5