Shtëpia e Bardhë kritikon çmimin Nobel: Vuri politikën mbi paqen
Shtëpia e Bardhë kritikoi vendimin e Komitetit të Çmimit Nobel për t’ia dhënë Çmimin e Paqes lideres së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, në vend të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Cheung, tha në Platformën X se Trump do të vazhdojë të bëjë marrëveshje paqeje, t’i japë fund luftërave dhe të shpëtojë jetë, duke vënë në dukje angazhimin e tij humanitar dhe “vullnetin që lëviz malet”.
Cheung shtoi se komiteti i Nobelit “e vuri politikën mbi paqen”.
Komiteti i Nobelit ia dha çmimin Machados, duke theksuar punën e saj si një “mbrojtëse e guximshme e lirisë” në luftën kundër regjimit autoritar në Venezuelë.
Edhe pse presidenti amerikan nuk komentoi zyrtarisht vendimin e komitetit të Nobelit, ai postoi tre video në llogarinë e tij “Truth Social” në të cilat mbështetësit e tij festojnë marrëveshjen e Gazës.
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti është María Corina Machado udhëheqëse e opozitës në Venezuelë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik