Raporti i OBSH-së: 1 në 3 mjekë dhe infermierë përjetojnë depresion dhe ankth
Mjekët dhe infermierët janë më të rrezikuar nga probleme të shëndetit mendor se popullata e përgjithshme dhe shkak për këtë janë kushtet e punës. OBSH në raportin e parë të këtij lloji për Europën ka nxjerr në pah se 1 në 3 bluza të bardha janë të prekur nga ankthi dhe depresioni ndërsa 10% kanë përjetuar mendime vetëvrasëse.
Mjekët dhe infermierët në Europë punojnë në kushte që dëmtojnë shëndetin e tyre mendor. Në këtë përfundim ka dalë raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën i cili fakton se ekziston një krizë serioze e shëndetit mendor mes mjekëve dhe infermierëve.
Studimi më i madh i kryer ndonjëherë në këtë fushë, me mbi 90 mijë pjesëmarrës nga 29 vende evropiane, zbulon se 1 në 3 punonjës shëndetësorë përjetojnë depresion ose ankth. Dhe më alarmuese, është fakti se mbi 10% kanë menduar ti japin fund jetës ose të dëmtojnë veten.
Përveç kësaj 3% tregojnë shenja të varësisë nga alkooli. Mjekët dhe infermierët janë pesë herë më të rrezikuar nga depresioni sesa popullata e përgjithshme. Kushtet e punës janë në thelb të kësaj krize pasi raporti nxjerr në pah se 1 në 3 bluza të bardha janë përballur me bullizëm ose kërcënime në vendin e punës në vitin e fundit. 10% kanë përjetuar dhunë fizike ose ngacmim seksual, fenomen ky më i shprehur tek mjekët dhe infermierët në shërbimet e urgjencës, 1 në 4 mjekë punojnë mbi 50 orë në javë. Turnet e natës dhe shërbimi i rojes që zgjat 24 orë është parë se rrisin ndjeshëm çrregullimet mendore tek bluzat e bardha
Nisur nga kjo panoramë shqetësuese mes punonjësve të sistemit shëndetësor, OBSH kërkon që të ndërmerren hapa konkret për parandalimin e dhunës, reforma në oraret e punës dhe mbështetje të dedikuar për shëndetin mendor të personelit shëndetësor.
Ekspertët e shëndetësisë botërore paralajmërojnë se “Kriza e shëndetit mendor të mjekëve është krizë e sigurisë shëndetësore”.
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 18:39 Rama nxjerr video e influencerave: Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës
- 18:22 Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori
- 18:00 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 17:21 Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë
- 17:04 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 16:58 Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona