Voton kreu KQZ-së, Radoniqi: Kemi përmirësuar platformën e publikimit të rezultateve
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, e ushtroi të drejtën e votës në një qendër votimi në Pejë.
Pas votimit, ai tha se KQZ-ja ka marrë të gjitha masat që të mos përsëriten problemet e ngjashme me ato të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur platforma e publikimit të rezultateve ka pasur pengesa të vazhdueshme.
“Kemi ndryshime në proces sipas ligjit që ka hyrë në fuqi në vitin 2023. Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën, për të cilën presim të dalim me rezultatet preliminare. Gjithashtu, edhe qendrat komunale të numërimit janë të gjitha të pajisura me pajisje për numërim. Presim që në mëngjesin e së nesërmes të nisë numërimi për asamblistë,” tha Radoniqi.
Qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave për katër vitet e ardhshme.
Në orën 07:00 janë hapur pothuajse të gjitha qendrat e votimit në nivel vendi.
Qytetarët e Republikës së Kosovës ushtrojnë sot të drejtën kushtetuese të votës. Këto janë zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat mbahen në 38 komuna të Kosovës.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të KQZ-së, është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote.
Kreu i KQZ në Kosovë: Rezultatet dalin sot në mbrëmje
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Radoniqi tha se qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe ka ftuar qytetarët të dalin në votim. pic.twitter.com/HamOkvN4Zt
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 12, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta