Operacion antidrogë në Shkodër, në pranga dy 21-vjeçarë që po transportonin kanabis

12 Tetor 2025 | 11:38

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy 21-vjeçarë nga fshati Bardhaj, të cilët u kapën në flagrancë teksa transportonin lëndë narkotike të dyshuar si kanabis.

Gjatë kontrollit në automjetin që përdornin për shpërndarje, u sekuestrua sasia e drogës dhe mjeti.

Të arrestuarit, shtetasit A.Sh. dhe A.B., po hetohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

“Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara nëpërmjet rrugëve operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë dy shtetas, të cilët po qarkullonin me automjet me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve A. Sh. dhe A. B., si dhe gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Sh., 21 vjeç, dhe A. B., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimi ne policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026