Bjarke Ingels shpallet fitues i konkursit për “Parkun e Besimit” në Tiranë
Arkitekti i njohur danez, Bjarke Ingels, është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar për projektimin e “Parkut të Besimit” në Tiranë, një projekt i cili synon të krijojë një hapësirë ku arkitektura moderne ndërthuret me harmoninë ndërfetare.
Në këtë konkurs morën pjesë 12 finalistë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Portugalinë, Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën, Meksikën, Belgjikën, Holandën dhe Italinë. Projektet finaliste u vlerësuan për idetë kreative, përqasjen ndaj temës dhe zgjidhjet arkitektonike që ofronin në funksion të mesazhit të bashkëjetesës ndërfetare.
Gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesit, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë e këtij projekti, jo vetëm në aspektin simbolik dhe arkitektonik, por edhe për mesazhin që përcjell në një kohë sfidash globale.
“Ishte një proces nga i cili mësuam të gjithë. Kishte shumë ide për t’u diskutuar dhe analiza të detajuara për çdo projekt. Në fund, përzgjedhja ishte e vështirë, sepse të gjithë finalistët kishin sjellë propozime të jashtëzakonshme,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se, megjithëse vendimi nuk ishte i lehtë, projekti fitues u përzgjodh me bindje të plotë nga juria.
“Do të doja të kishim mundësi të realizonim më shumë parqe të tilla. Megjithatë, ky projekt është një arritje për të cilën do të jemi shumë krenarë si vend,” përfundoi Kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet