Binaj feston 40-vjetorin e lindjes, kujton figurat që e kanë frymëzuar
Aktori i njohur dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka shënuar sot 40-vjetorin e lindjes përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një reflektim të thellë mbi jetën e tij personale dhe profesionale.
Në këtë postim, Binaj ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij që nga fëmijëria në lagjen Allias, mësuesit, kolegët e skenës, e deri te familja dhe bashkëshortja e tij, Sadina, me të cilën ndan jetën dhe është prind i tre fëmijëve.
“Unë nuk do isha ky që jam pa çdo bashkëudhëtar të jetës time,” shkruan ai, duke përmendur me nostalgji vitet në Liceun Artistik, Akademinë e Arteve, angazhimet në televizion dhe projekte të ndryshme në radio.
Në mesazhin e tij, Binaj ndalet edhe te figurat që e kanë frymëzuar në artin e humorit emra si Koço Devole, Zef Deda dhe Gëzim Kruja por edhe te ata që e kanë sfiduar gjatë jetës, të cilëve u shpreh mirënjohje për forcën që ka gjetur falë tyre.
Ai e mbyll mesazhin me një falënderim të veçantë për familjen dhe vlerat që i kanë trashëguar prindërit, duke thënë:
“Faleminderit që më keni bërë ky që jam. Ju dua shumë!”
Prej mbi 20 vitesh i pranishëm në humor dhe media, Florjan Binaj mbetet një ndër figurat më të njohura publike dhe së fundmi është përfshirë aktivisht në jetën politike si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, me mbështetjen e opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Zbulohen fotot, këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 17:50 Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:47 Palm Beach riemëron aeroportin në nder të presidentit Trump
- 17:38 Tensionet në rajon, ministri i Jashtëm i Iranit zhvillon biseda telefonike me homologët e tij në Turqi dhe Oman
- 17:29 Collina: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta, gjyqtarët nuk ndikohen nga presidenti i FIFA