Braçe kritika Sejkos: Metalurgu po kthehet në kamarier dhe bujku në sanitar
Të hënën, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, raportoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mbi veprimtarinë vjetore të institucionit. Pas fjalës së tij, ndërhyri deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili shprehu një sërë shqetësimesh në lidhje me raportin e paraqitur.
Në fjalën e tij, Braçe theksoi se përqendrimi i tepruar te turizmi rrezikon, sipas tij, të deformojë strukturën e ekonomisë shqiptare, çka në të ardhmen mund ta gjejë shoqërinë të papërgatitur.
Ai i drejtoi dy pyetje Guvernatorit Gent Sejko, duke thënë.
“A mund të jetë normale që një metalurg të kthehet në kamarie dhe a mund të jetë normale që një bujk të kthehet në sanitar?”
“Pa dyshim që turizmi është një sektor që do të ketë kontribut në ekonominë kombëtare. Por pyetja që shtroj është: A po çon kjo qasje në një deformim strukturor, për të cilin jemi të papërgatitur? Po flasim për ndryshime strukturore në ekonominë kombëtare. Edhe ju vetë e theksuat më herët rëndësinë e produktivitetit, dhe nga sa kam lexuar në raport, i referoheni pikërisht produktivitetit të lidhur ngushtë me zhvillimet në sektorin e turizmit dhe eksportet që ai gjeneron. Pyetja ime materializon këtë shqetësim, “Ju duket e drejtë që një metalurg të kthehet në kamarier?”, “Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar?” Unë mendoj që jo.”
Shqetësimi i dytë i ngritur nga Braçe kishte të bënte me kursin e këmbimit. Ai rikujtoi se Shqipëria ka pranuar një regjim të lirë të kursit të këmbimit.”-tha Braçe.
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar