Trump dhe Mahmoud Abbas takohen përpara nënshkrimit të Planit për Gazën
Midis udhëheqësve që shtrënguan duart me Donald Trump përpara nënshkrimit të Planit të Paqes për Gazën ishte edhe Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Abbasi kishte vizituar më herët presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij të parë, në vitin 2017.
Takimi i fundit vjen pasi SHBA-të, muajin e kaluar, bllokuan Abbasin dhe zyrtarë të tjerë palestinezë nga pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke u revokuar vizat. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e kishte akuzuar Autoritetin Palestinez për minimin e përpjekjeve për paqe.
Për kontekst: Autoriteti Palestinez është një organ qeverisës që ka kontroll mbi pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Ai drejtohet nga lëvizja Fatah, rivale e Hamasit. Mahmoud Abbas është gjithashtu në krye të PLO-së – organizatës ombrellë që përfaqëson palestinezët në forumet ndërkombëtare.
Plani i Trump-it lë të hapur mundësinë e një roli për Autoritetin Palestinez në Gaza, pas kryerjes së reformave. Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar përfshirjen e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik