Sot raportimi i fundit i Dumanit si Kreu i SPAK në Kuvend bashkë Çelën te “Ligjet”
Institucionet e drejtësisë do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe atij të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike. Në këtë mbledhje e cila nis në orën 10:00 pritet të raportohet nga institucionet e drejtësisë lidhur veprimtarinë e tyre.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela do të prezantojë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Në mbledhje do të raportojë edhe kreu në largim i SPAK, Altin Dumani. Dumani pritet të raportojë mbi veprimtarinë e SPAK.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjithashtu do të jetë i pranishëm ku do të paraqesë raportin vjetor mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin e kaluar. Kreu i ILD-së, Artur Metani të hënën ishte duke raportuar në komisionin e Ligjeve ku foli lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku shprehu edhe shqetësimin për reagimet ekstreme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Profil/ 4 kandidatët zyrtarë të SPAK, figurat që janë në garë për vendin e Dumanit
- Zyrtarizohen 4 kandidatët për kreun e SPAK (EMRAT)
Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të BE-së