Ekstradohet nga Dubai, Dritan Shkëmbi i akuzuar nga GjKKO “Vrasje të funksionarëve”
14 Tetor 2025 |
08:41
Amir Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, si rezultat i bashkëpunimit mes Drejtorisë së Interpolit dhe autoriteteve përkatëse në Abu Dhabi.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për disa vepra të rënda penale.
Ai akuzohet për:
- “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;
- “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);
- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal;
- “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se ekstradimi u krye pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës