Begaj i drejtohet Kushtetueses: Hiq pezullimin e dekretit, lejo zgjedhjet në Tiranë
16 ditë nga seanca plenare publike në “Kushtetuese” për çështjen “Veliaj”, presidenca bën parashtrimet e saj.
Ajo i kërkon trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të heqë pezullimin e dekretit dhe të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve për kryebashkiak në Tiranë. Madje në parashtrimet e saj i kërkon gjykatës të përcaktojë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme vendore për kryeqytetin.
Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po aq presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë ankimin e bërë nga kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës Erion Veliaj se përcaktimi i datës së zgjedhjeve për Tiranën është në shkelje të nenin 115 të Kushtetutës.
Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës
Jo vetëm presidenca por edhe Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese parashtrimet e tij për vendimin e shkarkimit të Erion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Vendimi i qeverisë është ankimuar në gjykatë me pretendimin se është shkelur kushtetuta. Shqyrtimi i dy ankimeve nga gjykata do të nisë në fund të tetorit, ku është paralajmëruar edhe mundësia e pranisë fizike të Erion Veliaj në sallën e “Kushtetueses”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar
- 10:59 Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, 322 deputetë laburistë e mbështesin në nominimin e parë
- 10:52 Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 10:25 Tre të arrestuar në Greqi, akuzohen për sulmet ndaj disa shtëpive të personave të lidhura me partinë në pushtet