Ushtria amerikane thirrje Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve dhe të çarmatoset

15 Tetor 2025 | 20:37

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Mesme i bëri thirrje të mërkurën Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Rripin e Gazës dhe të çarmatoset “pa vonesë”, pasi grupi militant po përpiqet ta rimarrë kontrollin duke vendosur forca sigurie dhe duke i ekzekutuar ata që i cilëson si bashkëpunëtorë të Izraelit.

Hamasi është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Grupi palestinez, i cili nuk është zotuar publikisht se do të çarmatoset apo se do të heqë dorë nga pushteti, ka filluar t’i rikthejë dalëngadalë njerëzit e vet në rrugët e Gazës qëkurse nisi zbatimi i armëpushimit të premten

Hamasi i ka vrarë më shumë se 30 anëtarë të një “bande” në Qytetin e Gazës, tha të hënën për Reuters një burim i sigurisë palestineze, pa dhënë hollësi për grupin në fjalë.

Hamas i ka arsyetuar këto veprime duke u thirrur në arsye sigurie dhe kriminalitet.

“Ne i bëjmë thirrje Hamasit që menjëherë ta ndalë dhunën dhe të shtënat ndaj civilëve të pafajshëm palestinezë në Gazë”, tha komandanti Brad Cooper, kreu i komandës qendrore të ushtrisë amerikane (CENTCOM).

Mesazh i përzier nga SHBA-ja

Cooper i kërkoi grupit militant t’i ndalë plotësisht veprimet, ta zbatojë “rreptësishtë” planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për Gazën dhe t’i dorëzojë armët pa vonesë.

“Ne ua kemi përcjellë shqetësimet tona ndërmjetësve që janë pajtuar të punojnë me ne për ta zbatuar paqen dhe për t’i mbrojtur civilët e pafajshëm në Gazë”, shtoi ai.

Fushata e sigurisë e ndërmarrë nga grupi militant erdhi pasi Trump sugjeroi se Hamasit i ishte dhënë leje e përkohshme për të patrulluar në Gazë.

Duke folur për gazetarë të martën, Trump tha se Hamas kishte vrarë “një numër anëtarësh të bandave” gjë që, sipas tij, “nuk e shqetësonte”.

Plani i Trumpit parashikon largimin e Hamasit nga pushteti në një Gazë të çmilitarizuar që do të drejtohet nga një komitet palestinez nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Ai parashikon vendosjen e një misioni ndërkombëtar që do të trajnojë dhe mbështesë një forcë policie palestineze.

Nën drejtimin e CENTCOM-it, SHBA pritet të vendosë deri në 200 trupa në Izrael për të ndihmuar në përpjekjet e stabilizimit në Gazë. Megjithatë, nuk pritet që ndonjë amerikan të vendoset brenda enklavës palestineze.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026