Maqedonia e Veriut raporton 13 humbje jete nga COVID-19
Maqedonia e Veriut po përballet me një rritje të numrit të pacientëve që humbin jetën si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë thekson se 13 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa janë zbuluar 14 raste të reja nga 1489 testime të bëra.
Kryeqyteti i vendit raporton numri më të lartë të personave të prekur nga coronavirus, ku nga 14 raste të gjetura në 24 orët e fundit, 10 prej tyre i përkasin Shkupit.
Institucionet shëndetësore thonë se listës totale të të shëruarve i janë shtuar edhe 103 pacientë.
Në më shumë se një vit epidemi, Maqedonia e Veriut bën të ditur se 5.342 qytetarë nuk kanë arritur dot të mposhtin virusin vdekjeprurës.
Ashtu si vendet e tjera të rajonit, edhe Maqedonia e Veriut vijon procesin e vaksinimit për të frenuar valën e përhapjes së infeksionit në popullatë.
Epidemia COVID-19 ka shkaktuar probleme të theksuara në sektorët ekonomisë, të cilët në përpjekje për të ulur infektimet kanë shkurtuar veprimtarinë prodhuese dhe kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e xhirove financiare.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:50 Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset