Gjirokastër: Rriten rastet e dhunës në familje, shtohen kërkesat për ndihmë juridike
Problematika sociale e dhunës në familje në Gjirokastër po regjistron shifra në rritje. Sipas policisë lokale përgjatë këtij vitit janë regjistruar 16 raste dhune në familje me 3 persona të arrestuar, 13 të proceduar në gjendje të lirë si dhe 33 kërkesa për urdhër mbrojtje.
Rritja e rasteve të dhunës në familje ka shtuar edhe kërkesat për shërbime psikologjike si dhe asistencë ligjore.
“Qendra e ndihmës juridike të Shërbimit Parësor në Gjirokastër ka trajtuar raste të dhunës në familje më së shumti kanë qenë raste të referuara nga Bashkia Gjirokastër, sektori i dhunës në familje, qytetarët të cilët kanë paraqitur kërkesa për urdhër mbrojtje janë asistuar nga ana jonë”, tha Klaudja Veizaj nga Qendra e Ndihmës Juridike Falas.
Fenomeni mbetet shqetësues dhe kërkon përfshirjen e faktorëve shoqërorë dhe institucioneve publike për evitimin e shkaqeve të dhunës në familje.
“Më së shumti janë raste të dhunës midis bashkëshortëve por nuk kanë munguar edhe konfliktet e tjera familjare midis vëllezërve dhe motrave, mundësitë e ulta ekonomike për qytetarët por edhe emigracioni ka ndikuar gjithashtu”, shtoi Klaudja Veizaj.
Falë sensibilizimit po vjen në rritje numri i denocimeve në strukturat sociale dhe ligjzbatuese për ndëshkimin ligjor të shkaktarëve të dhunës në familje.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht