Bie numri i duhanpirësve në Shqipëri, ekspertët: Duhani shkakton kancer
Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë nga duhani. Ekspertët e ISHP, pohojnë se në dy dekadat e fundit shifrat e duhanpirësve po bien. Ndërsa apelojnë që të rinjtë të mos bien pre e këtij vesi, kërkojnë që konsumatorët të nisin përpjekjet për ta lënë duhanin pasi tashmë është e vërtetuar se ai shkakton dëme të rëndësishme shëndetësore.
“Duhanpirja shkakton kancer, sëmundje të zemrës dhe një sërë sëmundjesh të tjera dhe është përgjegjëse për shëndet të keq në Shqipëri. Kanceri i mushkërive, që është kanceri kryesor që ndikohet drejtpwrdrejtw nga duhanpirja është 4 herë më i lartë tek meshkujt se tek femrat, ekzakt aq sa është më e lartë duhanpirja tek meshkujt se tek femrat”, thotw Alban Ylli, specialist i ISHP-së.
Edhe pse raporti i hartuar nga OBSH e paraqet Shqipërinë si një vend me politika të mira të duhanpirjes, sërish duket se zbatimi i ligjit ka vend për përmirësim.
“Mund të ngelet problem zbatimi i pirjes në ambientet publike, shitja e cigareve tek të rinjtë dhe deri diku problem kostot e blerjes së duhanit që janë relativisht të lira në Shqipëri”, shprehet Ylli.
Shqipëria ka nivele të ulëta të duhanpirjes tek femrat por studimi i realizuar nga OBSH ka nxjerrë në pah se rajoni europian është lider në botë për konsumin e duhanit nga femrat. Të dhënat treguan se përdorimi i duhanit tek gratë ra nga 22,3% që ishte në vitin 2000 në 17,6% në vitin 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku
Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën