85% e vizitorëve të huaj, rritet numri i turistëve në Korçë dhe fshatrat turistike

16 Tetor 2025 | 19:57

Korça dhe fshatrat turistike të Voskopojës, Boboshticës dhe Dardhës këtë vit kanë tërhequr turistë të huaj nga vendet europiane dhe jo vetëm. Operatorët turistik raportojnë se më shumë se 85 për qind e vizitorëve gjatë këtij sezoni kanë qenë të huaj.

Anila Kapurani, administratore e një hoteli në qendër të qytetit të Korçës, tha se rritja e turistëve të huaj dy vitet e fundit ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me agjenci vendase dhe të huaja.

Tendeca vitet e fundit është se agjencitë lidhen me hotelet dhe sjellin turistët. Turistët e huaj kërkojnë standartin ndaj punojnë agjencitë me hotelet e mëdha. Franca, Gjermania, Bullgaria, vitet e fundit kemi turistët e Izraelit, të dendur janë turistët nga Greqia dhe trend të madh kanë kërkesat e agjencive kroate. I kemi disa vjeçare marrëdhëniet me agjencitë turistike, deri në fund të Nëntorit kemi rezervime”, tha Anila Kapurani, administratore biznesi.

Klarita Duni, menaxhere e një hoteli në Pazarin e Vjetër, konfirmon se këtë vit ka pasur një rritje të vizitorëve të huaj, duke shtuar se tashmë kanë nisur regjistrimet për vitin 2026.

“Kjo ka ardhur ardhur sepse i është bërë reklamë shumë e mirë vendit tonë e turizmit në Shqipëri sidomos Korçës, bashkëpunimi me agjencitë e huaja dhe vendase është rritur.

Reklama dhe review-të ndikojnë shumë dhe kemi patur agjenci të huaja që sjellin turistët e huaj. Gjithmonë e në rritje. Rezervimet kanë nisur për vitin 2026 e përtej vitit 2026″, ka thënë Klarita Duni, menaxhere biznesi.

Turistët e huaj tregojnë interes të veçantë për vizitimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike të Korçës dhe rrethinave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka folur edhe për largimin e ish-deputetes së...
22:14 | 17/06/2026

Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri...
21:52 | 17/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në...
21:27 | 17/06/2026