Gjekmarkaj: Parlamenti është marr peng, po i bëni atentat opozitës dhe shoqerisë

17 Tetor 2025 | 11:41

Nën kryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve është shprehur se Parlamenti është marr peng. Sipas Gjekmarkajt marrja peng e Parlamentit është atentat ndaj opozitës dhe shoqërisë.

Ai u shpreh se deputetet nuk kanë të drejtë vetëm të depozitojnë pyetje por të bëjnë pyetje në cilën forme ata ta dëshirojnë. Gjekmarkaj u shpreh se shqetësimi i qeverisë është se nuk duan t’iu dalë jashtë parashikimit interpelanca me institucionet e drejtësisë për aferat korruptive të depozituara në SPAK.

“Ajo qe ndodhi dje ishte përsëri tentativa e rradhës për te zvogluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverinë dhe Institucionet!  Deputetet nuk kane te drejte vetëm te depozitojnë pyetje por te bëjnë pyetje ne cilën forme ata ta dëshirojnë ! Ju dje e prishet këtë tradite dhe fryme te rregullores jo se patet hallin e komisionerit i cili për hir te se vërtetës tregoi dinjitet duke mos u bere pjese e skenarit tuaj!

Deputeti i bën pyetjet live, mund ti interpretoje, mund ti kontekstualizoje mund ti azhornoje mund ti shkruaj pa imponim! Shqetësimi juaj është tjetër nuk doni tu dale jashtë parashikimit interpelanca me institucionet e drejtësisë për aferat korruptive te depozituara ne SPAK! Doni që ky moment të kaloje sa më shpejt e ne terr mundësisht”, tha ai.

Gjekmarkaj u shpreh se dje në Parlament u fol edhe për Kosovën. Ai kometoi deklaratën e Taulant Ballës duke thënë se serbët për të sharë përdorin emrin e kreut demokrat, Sali Berisha pasi e shohin i armik. Sipas tij Berisha është patritot shqitar.

“Dhe ne fund dje folëm për Kosovën por edhe aty mbetet te kompleksuar nga 8 Nëntori 1941 kur Miladini e Dushani themelonin partine tuaj duke i futur thikën pas shpine çështjes kombetare! Zoti Balla dje thate qe serbet per te na share therrisnin Sali Berisha, e vërtetë dhe kjo se ata Sali Berishen e njohin për armik, për patriot shqiptar! Tani zoti Manja jeni i lire te me dënoni edhe mua me nja 25 dite sepse si ka ardhe puna mund te ngrini si shqetësim prishjen e qejfit, te humorit dhe te vizioneve te Edi Ramës për Shqipërinë 2030”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026