“Liria ka emër”, mijëra shqiptarë në Tiranë: Lironi krerët e UÇK! Mbyllet protesta
Protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, e mbajtur pasditen e së premtes në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, është mbyllur pas disa orësh me pjesëmarrje të gjerë dhe mes thirrjeve për drejtësi dhe lirimin e krerëve të akuzuar në Hagë.
Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova u mblodhën nën moton “Liria ka emër”, në një tubim të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së në duar, protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij.
Gjatë protestës u mbajtën fjalime nga figura të njohura politike dhe historike. Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në një deklaratë të fuqishme, theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, dhe se krerët e saj janë burgosur mbi akuza të pabazuara. Ai kujtoi vizitën e tij në Hagë së bashku me ish-presidentë të tjerë shqiptarë, duke vlerësuar qëndrimin e palëkundur të të paraburgosurve.
Në vijim, foli edhe një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, i cili deklaroi se drejtësia po vihet në dyshim nga veprimet e Gjykatës Speciale, ndërsa theksoi se UÇK-ja nuk ka shkelur ligjet e luftës dhe ka mbrojtur popullin e vet nga genocidi.
Në shesh ishin të pranishëm gjithashtu kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues nga trevat shqiptare dhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Thaçi.
Për shkak të pjesëmarrjes së lartë, autoritetet morën masa për bllokimin e përkohshëm të disa segmenteve rrugore për të mundësuar zhvillimin e protestës.
Protesta u mbyll në mënyrë të rregullt, duke përçuar një mesazh të qartë solidariteti dhe kërkesë për drejtësi në mbrojtje të luftës çlirimtare të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 08:24 SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit
- 08:18 8 persona akuzohen për planifikimin e sulmit me dron dhe snajper në Shtëpinë e Bardhë
- 08:07 Rusia rrëzon 376 dronë ukrainas, rafineria e naftës ‘Ilsky’ përfshihet nga flakët
- 07:58 Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria