Komandant Remi: Shtetet armike mos të bëjnë më insinuata në dëm të Kosovës
Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së ka folur në Euronews Albania lidhur me protestën e mbajtur ditën e sotme në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
Mustafa vë në dukje të mos ketë insinuata në dëm të Kosovës nga shtetet armike.
“Nuk kam si mos të kem mall për bashkëluftëtarët e mi që janë në Hagë dhe plot bashkëluftarë të mi që nuk u kthyen më, nuk janë mes nesh. Është përgjegjësi që sot e tutje si të sillemi dhe si të udhëtojmë brenda zhvillimeve kombëtarë për të ecur më tutje. Do dëshiroja që pasojat që janë prodhuar më shumë se dy dekada për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të mos prodhohen më. Të mos prodhohen më për shkronjat e arta të UÇK-së.
Kemi marrë botën e qytetëruar në krah dhe kërkuar të drejtat tona për liri dhe pavarësi. Mos të lejojmë më që shteti armik dhe përtej tij, të prodhojë më insinuata që dëmtojnë misionin tonë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Rrustem Mustafa.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave