Nënë e bir humbën jetën në zjarr, fqinja: Ishte shumë tym, nuk e dimë si ndodhi

19 Tetor 2025 | 15:16

Fqinja Xheme Kapali ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën nëna, Merjeme Azizllari dhe djali i saj i mitur, Valter Azizllari nga zjarri i rënë në banesë. Kapali ka bërë me dije se teksa po hidhte plehrat ka dëgjuar një fëmijë duke qarë.

Sipas saj kur është afruar pranë banesës gjithçka ishte shkumbuar dhe e kanë nxjerrë ata nga banesa djalin tjetër. Fqinja thekson se nuk e dinin se nëna ishte ende në banesë. Ajo shton se nuk e dinë sesi ka rënë zjarri.

“Hodha plerat dhe kur dola pashë që fëmija qante në oborr, jalla me Memi që ke lënë fëmijët të qajë thashë. Kur vajta në oborr çfarë të shikoje, ishte shkrumb i zi. Thërrita komshiun tjetër, o Ilmi i thashë hajde shiko se nuk po shikoj dot çfarë ka ndodhur.  Ai i ra derës me këmbë dhe hymë brenda, nxorrëm djalin tjetër duke e tërhequr për këmbe. Aty ishte shkrumb, shkrumb.

Ne nuk e dinim që Merjemja ishte brenda, pastaj kur erdhi policia na tha se është brenda, ne nuk e pamë se po ta kishim parë e kishim tërhequr edhe atë.  Ishte shumë tym, nuk dukej fare, vetëm djalka që ishte i shtrirë në mes të korridorit.

Nuk e morëm vesh si ra zjarri, nxorrëm fëmijët pastaj  erdhi policia e zjarrfikësja e na përzunë.  I shoqi ishte në punë, e lajmëruam erdhi, zuri kokën me dorë, të shikoj fëmijët thoshte, por fëmijët i mori ambulanca i thamë, pastaj hyri pa Memin, të ëmën e fëmijëve, ç’të shihje, na tha polici që edhe e ëma ishte brenda, por se si dhe çfarë ndodhi nuk e dimë”, tha fqinja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026