Arrestimi i avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë bojkoton proceset penale në vend

19 Tetor 2025 | 16:32

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka shpallur bojkot të përgjithshëm të të gjitha proceseve penale në mbarë vendin, në shenjë proteste ndaj arrestimit të avokatit Ulian Barjami. Vendimi, i marrë unanimisht nga Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë dhe i firmosur nga kryetari Prof. Dr. Maksim Haxhia, parashikon ndërprerjen e pjesëmarrjes së avokatëve në çdo proces penal – si në hetim ashtu edhe në gjykim – për periudhën 20 deri më 25 tetor 2025.

Sipas vendimit, përjashtim bëjnë vetëm çështjet që kanë të bëjnë me masat e sigurimit personal, si caktimi, ndryshimi, zëvendësimi apo shuarja e tyre. Dhoma e Avokatisë ka theksuar se mospjesëmarrja e avokatëve gjatë këtyre ditëve është arsye objektive për shtyrjen e të gjitha seancave gjyqësore.

Në dokumentin zyrtar paralajmërohet se moszbatimi i vendimit do të konsiderohet shkelje e rëndë disiplinore dhe mund të çojë deri në pezullim apo heqje licence për avokatët që nuk e respektojnë bojkotin.

Komiteti Drejtues ka kërkuar reagim urgjent nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për shqyrtimin e rastit Barjami, duke e cilësuar ngjarjen si “tepër të rëndë” dhe “cënim serioz të pavarësisë së profesionit të avokatit”.

Njëkohësisht, Dhoma ka vendosur të shtyjë tryezën e planifikuar me Ministrinë e Drejtësisë për datën 20 tetor, që kishte në qendër diskutimin e Projekt Kodit Penal. Vendimi është dërguar për zbatim në të gjitha Dhomat Vendore të Avokatisë dhe do të depozitohet zyrtarisht pranë çdo gjykate, si dhe institucioneve të drejtësisë përkatëse.

Avokati Uljan Barjami u arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar një prokuror gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar më 17 tetor 2025 në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, ku Barjami po mbronte shtetasin Maksim Suçi.

Në këtë seancë, avokati ka vënë në dyshim vlefshmërinë e një prove video të paraqitur nga prokuroria, duke pretenduar se ajo ishte në kundërshtim me përshkrimin në procesverbalin e hartuar nga prokurori i çështjes, Gjergji Ceka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026