Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Dhoma e Avokatisë: Kryeni hetim të menjëhershëm

19 Tetor 2025 | 16:06

Dhoma së Avokatisë Vlorë ka reaguar lidhur me arrestimin e avokatit, Ulian Barjami. Në reagim Dhoma e Avokatisë shprehet se arrestimi i Barjamit është një sulm i hapur ndaj pavarësisë së avokatëve dhe drejtësisë në vend.

Dhoma e Avokatisë ka kërkuar një hetim të menjëhershëm si dhe respektimimin e plotë të të drejtave të avokatit. Ata theksojnë së çdo tentativë për të frikësuar avokatët është sulm direkt ndaj drejtësisë dhe demokracisë.

Avokati Uljan Barjami u arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar një prokuror gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar më 17 tetor 2025 në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, ku Barjami po mbronte shtetasin Maksim Suçi.

Në këtë seancë, avokati ka vënë në dyshim vlefshmërinë e një prove video të paraqitur nga prokuroria, duke pretenduar se ajo ishte në kundërshtim me përshkrimin në procesverbalin e hartuar nga prokurori i çështjes, Gjergji Ceka.

“Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për arrestimin e avokatit Ulian Barjami, një ngjarje që nuk mund të konsiderohet thjesht një veprim ligjor, por një sulmi i hapur ndaj pavarësisë së avokatëve dhe drejtësisë në Shqipëri.

Ky arrestim ngre dyshime të forta për përdorimin e mekanizmave shtetërorë për të intimiduar profesionin e avokatit dhe për të dërguar një mesazh të qartë ndaj çdo avokati që guxon të mbrojë klientët e tij me rigorozitet dhe pavarësi. Avokati nuk është një qytetar i zakonshëm; ai është garant i drejtësisë dhe mbrojtjes ligjore të qytetarëve, dhe sulmet ndaj tij janë sulme ndaj vetë shtetit të së drejtës.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon me urgjencë: 1. Hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm, larg çdo ndikimi politik apo administrativ. 2. Respektim të plotë të të drejtave të avokatit, siç garantohen nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare. 3. Sigurimin që asnjë presion, kërcënim apo manipulim nuk do të cenojë pavarësinë e profesionit të avokatit dhe të drejtën e qytetarëve për mbrojtje ligjore.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë bën thirrje të fuqishme: çdo tentativë për të frikësuar avokatët është sulm direkt ndaj drejtësisë dhe demokracisë. Ne, do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe do të denoncojmë çdo tentativë të shtetit për të cenuar pavarësinë e profesionit,” shkruhet në reagim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026