Tragjedia në Maliq/ Shefi zjarrfikës: Fëmijët u gjetën jashtë, pistat tregojnë…
Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Maliqit, Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e MZSH e që më pas ka shkuar menjëherë një vendngjarje, aty ku një banesë u përfshi nga flakët.
Sipas tij, 40 vjeçarja Merjeme Hazisllari dhe djali i saj 14 vjeçar të cilët ndërruan jetë, kanë pasur shumë pak djegie ndërkohë vajza 6 vjeçare ka më shumë.
Përgjegjësi i zjarrfikëses nuk përjashton mundësinë që vdekja e nënës dhe djalit ka ardhur nga asfiksia. Më tej, ai shton se në vendngjarje janë gjetur prova materiale që tregojnë edhe shkakun e rënies së zjarrit në dhomën e ndenjes së familjes Hazisllari.
“Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndëruar jetë. Njoftuam ambulancën, ju dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës. Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, tha Sadik Halili shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq.
Ngjarja tragjike ndodhi të dielën në qytetin e Maliqit. Zjarri që ka rënë në banesë u ka marrë jetën nënës dhe djalit, Merjeme Azisllari dhe djali i saj, Valter Azisllari, 14 vjeç.
Në gjendje të rëndë ndodhet fëmija tjetër i familjes, 6 vjeç, i cili po trajtohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Fëmija u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)