Procedohen penalisht tre persona në Korçë, një në kërkim për vjedhje
Policia e Korçës këtë të hënë ka nisur procedimin penal për tre shtetas dhe ka shpallur në kërkim shtetasin A. K., 36 vjeç, ku u konstatua se ky i fundit ka vjedhur një shumë lekësh në ambientet e një lokali.
Sipas raportimeve nga policia, 36-vjeçari, banues në Korçë, i ka vjedhur nga çanta shumën e lekëve, shtetasit D. N., ndërsa ky i fundit me dy të tjerë kanë shkuar në banesën e 36-vjeçarit dhe kanë kanosur babanë e tij.
Gjithashtu, Policia ka proceduar penalisht shtetasin B. D., 26 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, A. K., 25 vjeç dhe D. N., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët dyshohen se janë shokët e 36 vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës