A keni presion për zgjedhjen e kreut të SPAK?!, Bogdani: Ka tifoz dhe lobime

20 Tetor 2025 | 16:59

Në një seancë të Komisionit të Ligjeve dhe Nismave Qytetare, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, foli këtë të martë për procesin e emërimit të drejtuesit të SPAK dhe rolin e KLP-së në këtë proces.

“Jemi duke pritur nga Prokuroria e Posaçme emrin e personit për ta caktuar KLP si drejtues, kaq informacion kemi. Procesi do mbyllet së shpejti, por nuk di një afat kohor. Referuar ligjit, roli i Këshillit është vetëm formal. Nuk mund të dalim jashtë parashikimeve, do presim nga SPAK të sjellë emrin që do rekomandohet dhe do e emërojmë,” tha Bogdani.

Ajo njoftoi gjithashtu se në mbledhjen e fundit është miratuar procedura me kushtet dhe kriteret formale për drejtuesin e SPAK, një hap i domosdoshëm dhe formal, ndërsa procesi do të vijojë me verifikimin e dosjeve, analizën për secilin kandidat dhe më pas procesin e votimit.

Në lidhje me pyetjen për ‘presionet’ gjatë këtij procesi, kryetarja e KLP u shpreh:

“Për çështjen e presionit. Më shumë është lobim, dikush është me tifoz i një qasje që ndjek një prokuror. Një mund të ketë qasje më represive, dikush pak më human dhe liberal. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK.”

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026