Shpërndante lëndë narkotike në Durrës, vihet në pranga 19-vjeçari
Policia këtë të martë ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Durrësit.
Sipas raportimeve, në pranga ka rënë shtetasi E. H., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi në lagje të ndryshme të qytetit ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike, të cilën ky shtetas dyshohet se do ta shiste në doza, në lagje të ndryshme të qytetit.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
Pamje/ Me valixhet plot me drogë nga Tajlanda, arrestohen në Rinas 2 kinezë
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës